Nderohen dëshmorët e kombit në Gjilan
Janë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të kombit në Gjilan dhe te varri i Zija Shemsiut në fshatin Përlepnicë, me rastin e 5 majit- Ditës së Dëshmorëve të Kombit.
Ata kanë dhënë jetën gjithandej viseve etnike shqiptare për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj, që nga fillet e rezistencës kombëtare e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pos kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, në aktivitete ishin edhe drejtorë e asamblistë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike, ata nga shoqatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë dhe qytetarë.

