ARRESTOHET NJË PERSON NË PASJAK ME MBI 10 GRAMË MARIHUANË
Gjilan, Pasjak – Policia ka arrestuar një person në fshatin Pasjak të Gjilanit.
Gjatë kontrollit më 30 tetor 2026, rreth orës 22:50, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 10.57 gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

