Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës, e cila tha se kryeministri Albin Kurti sot e pranoi kërkesën për dorëheqje nga Hxoha dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim.
