SOT NIS XHIROJA E 11-TË NË ALBI MALL SUPERLIGË – GJILANI E PRET LLAPIN
Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis sot.
E vetmja ndeshje e ditës së premte do të jetë përballja Gjilani – Llapi, në stadiumin me bar artificial në Gjilan, nga ora 18:00.
Të dyja skuadrat hyjnë në këtë ndeshje me synimin për të marrë pikë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Gjilani vjen pas fitores së parë nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani dhe synon fitoren e dytë radhazi për t’u ngjitur sa më lart në tabelë.
Llapi i Tahir Batatinës nga ana tjetër, pas një starti të vështirë të sezonit, do të kënaqej edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Programi i plotë i xhiros së 11-të:
E shtunë
- 14:00 | Vushtrria – Ballkani
- 18:00 | Drenica – Malisheva
E diel
- 13:00 | Feronikeli ’74 – Dukagjini
- 13:00 | Prishtina – Drita derbi i javës
Një xhiro që pritet të jetë vendimtare për ecurinë e skuadrave në javët në vijim.
