MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS NË GJILAN – 24 TETOR
Motto: “Enigmatika na bashkon!”
Gjilan, 21 Tetor 2026 – Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” organizon Takimet – Garat e Enigmatëve të Kosovës të shtunën, 24 tetor 2026, në Bibliotekën e Qytetit, ora 11:00.
PROGRAMI:

- 11:00 – 11:30 | Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
- 11:30 – 12:30 | Hapja zyrtare nga Shemsedin Kryeziu + Tryezë diskutimi për enigmatikën shqiptare
- 13:30 – 14:30 | Drekë e përbashkët, garë argëtuese + Shpallja e fituesve të “Mburojës Magjike”
- 15:00 | Përmbyllja e takimit
Në takim do të marrin pjesë enigmatë nga të gjitha trojet shqiptare.
Organizator: ShE “Ndre Mjeda” – Gjilan
