Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri të lartë në “Livadhet e Arapit”
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka realizuar rrënimin e një objekti të braktisur me rrezikshmëri të lartë, i cili ndodhej në lagjen “Livadhet e Arapit” (Sheshi Jugu 2).
Sipas Drejtorit të Inspekcionit, Isa Agushi, ky objekt përbënte rrezik serioz për banorët e zonës, si dhe për qytetarët që frekuentojnë atë pjesë të qytetit.
“Ky objekt paraqiste rrezik të lartë për banorët. Pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimeve nga inspektorët kompetentë, është marrë vendimi për rrënimin e tij,” ka deklaruar Agushi.
Ai ka shtuar se objekti i braktisur, i cili ndodhej në fund të sheshit “Jugu 2”, paraqiste rrezik të shtuar sidomos për fëmijët që kalojnë në zonën përreth shëtitores.
“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët kanë ndërmarrë veprimet për rrënim të kontrolluar dhe pastrim të hapësirës,” ka theksuar drejtori Isa Agushi.

Nga Komuna e Gjilanit është bërë e ditur se intervenime të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera ku identifikohen objekte që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.