Drita fiton derbin e javës ndaj Ballkanit! Besnik Krasniqi hero i gjilanasve me gol në minutat e fundit
Drita ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Ballkani me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ekipi i trajnerit Ardian Nuhiu u kthye te fitorja në kampionat dhe mori tri pikë shumë të rëndësishme në derbin e javës që u zhvillua në Therandë.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë dhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa gol. Ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë loja u hap dhe rastet u shtuan. Mysafirët ishin më këmbëngulës. Në minutën e 77-të Hajdin Salihu goditi shtyllën. Pak minuta më vonë rrezikuan edhe Blerim Krasniqi dhe Besar Halimi, por pa sukses.
Kur të gjithë prisnin barazim, në skenë doli Besnik Krasniqi. Në minutat shtesë ai shënoi një supergol që vulosi fitoren 0-1 për gjilanasit.
Pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në pozitën e tretë me 14 pikë, një pikë më shumë se Ballkani.
Në ndeshjen e radhës, Drita udhëton te Llapi, ndërsa Ballkani e pret Prishtinën në Therandë.
