Artistët e Kolonisë Kombëtare “Tetori Rozë” vizitojnë atelienë e skulptorit Avni Behluli
Me rastin e hapjes së Kolonisë Kombëtare “Tetori Rozë” në Gjilan 2026, artistët pjesëmarrës vizituan atelienë e skulptorit të njohur Avni Behluli.
Gjatë vizitës, për disa çaste artistët shkëmbyen përvoja artistike në shërbim të artit dhe kulturës.

Sipas njoftimit të vetë Behlulit, vizita u realizua në vigjilie të muajit të sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit.

“Duke promovuar vlerat artistike dhe në mbështetjen e gjinisë së bukur, që i kushtohet mbështetje humane nga ana e artistëve!” shkruan skulptori Behluli në postimin e tij.
Kolonia “Tetori Rozë” sivjet mban mesazhin e ndërgjegjësimit dhe solidaritetit përmes artit, duke i bashkuar artistët vendorë dhe kombëtarë në një mision kulturor dhe human.

