Vizitë edukative në atelienë e artistit Avni Behluli
Sot, nxënësit e shkollës sonë patën kënaqësinë të vizitojnë atelienë e profesorit Avni Behluli, një skulptor i jashtëzakonshëm dhe artist me vlera të veçanta krijuese.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me skulpturën, pikturën dhe botën e pasur të krijimtarisë artistike, duke parë nga afër veprat dhe procesin krijues të artistit.


Kjo përvojë ishte një mundësi e çmuar për të nxitur kureshtjen, imagjinatën dhe dashurinë e nxënësve për artin, duke u dëshmuar se arti mësohet jo vetëm në klasë, por edhe përmes përjetimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me artistët.


Falenderojmë profesorin Avni Bleluli për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që nxënësve tanë t’u ofrojë një përvojë kaq të bukur dhe frymëzuese.
Të mësojmë, të krijojmë dhe të frymëzohemi përmes artit!
