Presidentja Shiroka Pula priti në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Presidenten Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.
Presidentja Jahjaga e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në të mirë të vendit.
Ajo shprehu kënaqësinë që në krye të Presidencës së Kosovës është sërish një grua, duke i dëshiruar Presidentes Shiroka Pula suksese në ushtrimin e mandatit dhe duke shprehur bindjen se do ta përmbushë këtë detyrë me përkushtim dhe dinjitet.

Presidentja Shiroka Pula e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe mbështetjen, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të kontributit të përbashkët në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
