Dy burra arrestohen në Viti nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një gruaje
Dy burra, bashkëshorti dhe vëllai (i viktimës), dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës deri sa sqaroi se rasti ka ndodhur më datë 26.10.2026.
Sipas raportit të Policisë, bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se bashkëshorti dhe vëllai i viktimës, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më datë 27.10.2026.
