Tuesday 27 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas 45 vitesh në shërbim të pacientëve, pensionohet infermierja gjilanase Adile Zylfiu Jakupi

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me prindërit e studentëve të UKZ-së dhe komunave të

Gjykata Supreme e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim

Komuna e Vitisë shpërndau 112 mekanizma bujqësor

Dy burra arrestohen në Viti nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një gruaje

Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes së tij

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, u gjetën parregullsi në sigurinë e punëtorëve

Meti REXHEPI – DISKURSI I SHENJAVE TË HAPURA (Sarë Gjergji: POETIKA E TRANSFORMIMIT NË POEZINË

Kurti për rastin e Arlindës: MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë, veç edhe 54 orë afat

 Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet te Zvicra për ndeshjet e nëntorit, mbetet edhe kapiten i helvetikëve
Futboll Sport

Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet te Zvicra për ndeshjet e nëntorit, mbetet edhe kapiten i helvetikëve

27 October 2026 0 Comment 4 min read

AA

Granit Xhaka do të rikthehet në Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndërsa do ta vazhdojë edhe detyrën e kapitenit të përfaqësueses.

Federata e Futbollit te Zvicres (SFV) a vendosur që Xhaka dhe Breel Embolo të jenë sërish në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin, pas përfundimit të procedurave ligjore lidhur me rastin e certifikatave të falsifikuara të COVID-19, të cilat datojnë nga viti 2021 dhe 2022.

Pas shqyrtimit të të dy rasteve, drejtuesit e federatës kanë vlerësuar se rikthimi i futbollistëve është i arsyeshëm, duke marrë parasysh përfundimin e procedurave ligjore dhe pasojat sportive që kanë vuajtur, pasi i kanë humbur katër ndeshje të përfaqësueses gjatë muajve shtator dhe tetor.

“Jemi marrë me këtë çështje duke marrë parasysh këndvështrime të ndryshme. Rrethanat konkrete të të dy rasteve, përfundimi i procedurave ligjore dhe pasojat sportive që tashmë janë zbatuar kanë ndikuar në vendimin tonë. Jemi të bindur se rikthimi i tyre në Kombëtare në nëntor është i përgjegjshëm dhe i drejtë”, deklaroi drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami.

Përveç rikthimit në Kombëtare, mesfushori shqiptar do ta ruajë edhe shiritin e kapitenit. Për këtë kanë vendosur njëzëri përzgjedhësi Murat Yakin, stafi i tij teknik dhe këshilli i lojtarëve të përfaqësueses.

Lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Zvicrës në Ligën e Kombeve do të publikohet të enjten, më 5 nëntor 2026. Emrat e Xhakës dhe Embolos tashmë janë pjesë e listës së gjerë të kandidatëve për grumbullim.

“Jam i lumtur që për grumbullimin e nëntorit mund të përzgjedh sërish pa asnjë kufizim”, u shpreh përzgjedhësi Yakin.

Zvicra do të përballet me Slloveninë më 13 nëntor në Maribor, ndërsa tri ditë më vonë do ta presë Skocinë në St. Gallen, në dy ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kombeve.

Pas katër fitoreve në katër ndeshjet e para, zviceranët do të synojnë ta vazhdojnë ecurinë pozitive, tashmë me mundësinë që kapiteni Granit Xhaka të rikthehet në skuadër.

Grumbullimi do të nisë të hënën, më 9 nëntor, në St. Gallen, ku po atë ditë do të mbahet edhe një stërvitje e hapur për publikun, duke filluar nga ora 17:00./Arbresh.info

Share This:

Tags: Granit Xhaka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas 45 vitesh në shërbim të pacientëve,

27 October 2026
Futboll

Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet te Zvicra për

27 October 2026
Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026
Lajme

Gjykata Supreme e hedh si të palejuar

27 October 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Kombëtarja e Zvicrës merr vendim për Granit

8 October 2026

Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë në Zvicër lidhur me çështjen për

Futboll Sport

The Athletic: Granit Xhaka, transferimi i sezonit

26 May 2026

Plot 189 transferime u realizuan në Ligën Premier para dhe gjatë edicionit 2025/26, por

Sport

Xhaka uron menjëherë Arsenalin për titullin e

19 May 2026

Mesfushori Granit Xhaka e ka uruar menjëherë Arsenalin për titullin e kampionit. Ish-kapiteni i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.