Xhaka uron menjëherë Arsenalin për titullin e kampionit
Mesfushori Granit Xhaka e ka uruar menjëherë Arsenalin për titullin e kampionit. Ish-kapiteni i Arsenalit ka publikuar një fotografi duke u përqafuar me trajnerin Mikel Arteta. Madje Xhaka e vlerëson Artetan meritor për titull të kampionit, që Arsenali e priti plot 22 vjet.
“Një ekip i veçantë, lojtarë të shkëlqyer dhe një klub që asnjëherë nuk është ndalur duke besuar. Por kjo është për shkakun tënd, Mikel. Për të gjithë ata që dyshuan, jepjani këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që meriton. Urime për të gjithë familjen Arsenal”, ka shkruar Xhaka.
Ai luajti për Arsenalin nga viti 2016 deri në vitin 2013. Fitoi trofe, por jo Premier Leaguen.
