Haziri pret Osmanin dhe Abdixhikun në Gjilan: Vizitë në biznese dhe takim me rininë
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka pritur ish Presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidatët për deputetë.
Delegacioni vizitoi disa biznese me të cilat bisedoi për zhvillimin ekonomik dhe mbështetje të tē gjitha bizneseve vendore.
Vizita vazhdoi me një takim me rininë gjilanase, ku u fol për perspektivën e të rinjve, arsimin, punësimin dhe angazhimin politik.
“Gjilani mbetet bastion i fuqishëm i LDK-së dhe zëri i ndryshimit”, ishte mesazhi i dhënë gjatë takimit.
