Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë tregtimin dhe blerjen e energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia.
Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi vjen si përgjigje ndaj bllokimit nga Serbia të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë.
“Kjo është masa e parë ndaj Serbisë dhe mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim”, deklaroi Kurti.
Qeveria miratoi edhe 2 vendime të tjera:

- Masa emergjente për furnizim me energji
- Obligim për KEK-un të sigurojë kapacitete ndërkufitare për dhjetor
- Obligim për Ibër-Lepencin të shesë energji për shërbimin publik
Masat synojnë të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji pas bllokimit të linjave 400 kV.
