“Simfonia e Mbijetesës” – Zeqirja Rexhepi hapi ekspozitën e parë në Montreal – Kanada
GJILAN/Montreal, 14 Nëntor – Piktori shqiptar Zeqirja Rexhepi, i njohur në art si ZEQA, që jeton dhe krijon në Kanada, hapi ekspozitën e tij të parë personale në Montreal.
Ekspozita mban titullin “The Symphony of Survival” / “Simfonia e Mbijetesës” dhe prezantohet në galerinë AMBIGU, një nga hapësirat më të njohura artistike në qytet.

Ceremonia solemne e hapjes u mbajt mbrëmë, më 14 nëntor, në: 1761 Atateken Street, Montreal.

Organizatorët ftuan artdashësit dhe komunitetin shqiptar që të marrin pjesë dhe të takohen nga afër me artistin.

Kjo ekspozitë shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Rexhepit në Kanada dhe njëkohësisht një prezantim të ri të krijimtarisë shqiptare në skenën kulturore të Montrealit.
Galeria AMBIGU ka publikuar edhe paraprakisht disa nga veprat që u ekspozuan gjatë mbrëmjes së inaugurimit.

