Alarm! Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në ShBA, në një deklaratë.
Shkaku i pezullimit të fluturimeve nuk është bërë menjëherë i qartë.
Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së ka thënë se bëhet fjalë për një problem në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror nëpër itineraret ajrore, të cilat menaxhojnë fluturimet që kalojnë nëpër territorin e vendit, raporton CNN.

“Fluturimet duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një njoftim të ri”, thuhet në një njoftim të FAA-së.
Ndërkaq, fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti.
