Pesë nxënës përfshihen në një rrahje në Rogoqicë të Kamenicës, dy marrin tretman mjekësor
Pesë nxënës të një shkolle të mesme janë përfshirë në një përleshje fizike në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, ndërsa si pasojë e incidentit, dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 12 nëntor 2026, rreth orës 10:55, ndërsa sipas raportit 24-orësh, të përfshirët janë pesë persona të gjinisë mashkullore, shtetas të Kosovës dhe nxënës të shkollës së mesme.
Policia ka bërë të ditur se dy nxënësit e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Deri në raportimin e rastit nuk është njoftuar për persona të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
