Thursday 10 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e

A mund t’u merret mandati deputetëve – rreziku i një situate të paprecedentë nëse nuk

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave në Karaçevë

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09 korrik 2025

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet,

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan sjell një emër të dëshmuar për Zgjedhjet e

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Agon Zejnullahut

 Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, jep sqarime për fermerët: “… koha për krasitje të pemëve!”
Lajme

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, jep sqarime për fermerët: “… koha për krasitje të pemëve!”

20 February 2024 0 Comment 6 min read

AA

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të saj, dhe në funksion të bashkëpunimit reciprok me fermerë, ka njoftuar përmes faqes së saj, duke sygjeruar njëkohësisht, se tani është koha adekuate dhe e përshtatshme për krasitjen e pemëve.

Në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, theksohet apeli ndaj fermerëve që të shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë kohore, pasi pikërisht në këtë periudhë, vigjilenca duhet të jetë adekuate, pasi ka dy lloje të krasitjeve, me qëllim që ai proces të ketë efekte maksimale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar fermerë,

Tani është koha për krasitjen e të gjitha llojeve të pemëve. Andaj ju lutem shfrytëzoni maksimalisht kohën për krasitjen e pemëve në përgjithësi, se dikur bëhet vonë e efektet janë shumë më të vogla.

Sipas kohës kur kryhet krasitja kemi dy lloj krasitje:

1. Krasitja gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe

2. Krasitja e gjelbër e cila bëhet gjatë vegjetacionit.

Këtu do të sqarojmë krasitjen dimërore, çka është krasitja, pse dhe kur aplikohet.

Çka është krasitja?

Krasitja është një masë e rregullt vjetore e cila realizohet gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe gjatë vegjetacionit. Qëllimi i krasitjes është që të sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhuese. Krasitjet e rregullta vjetore ndikojnë në rinovimin e vazhdueshëm të bimëve, si dhe siguron një ekuilibër ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.

Pra, krasitja është ARTI i ndryshimit të mënyrës natyrore të rritjes së pemëve, në një rritje më të përshtatshme për të prodhuar sasi dhe cilësi më të lart. Roli i krasitjes është shumë i madh dhe ndonjëherë edhe vendimtar për prodhimtarinë e pemëve.

Pse dhe kur aplikohet krasitja?

Përmes krasitjes kryhet formimi i kurorës, eliminon prodhimin periodik të pemëve (siç ka qenë më parë – një vit jep fruta një vit jo, përmes krasitjes mënjanohet kjo dukuri). Aplikimi i krasitjes rritë jetëgjatësinë e pemës, eliminohen edhe degëzat e tepërta dhe të lënduara mekanikisht. Përmes krasitjes rregullohet depërtimi i rrezeve të diellit, pra ndriçimi më i mirë, ajrosja më e mirë. Kështu që depërtimi i rrezeve të diellit dhe ajrosjes më të mirë ka ndikim edhe në pengimin e zhvillimit te sëmundjeve të pemës. E krejt këta faktorë kanë ndikim në prodhimtari sasiore dhe cilësore.

Vendoset raport i drejtë i qarkullimit të materieve ushqyese ndërmjet sistemit rrënjor dhe atij mbitokësor, si dhe ndërmjet pjesëve të veçanta të kurorës, duke bërë të mundur kështu shfrytëzimin e plotë të hapësirës që ka në dispozicion.

Krasitja e pemëve dimërore drufrutore aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës (qetësisë dimërore), më mirë është të aplikohet pas periudhës kur pemët ju nënshtrohen temperaturave të ulëta, varësisht prej kushteve klimatike- temperaturave, muajt më të përshtatshëm për krasitje janë:

Shkurt – Mars.

Pra, fermerë të nderuar është koha për krasitje shfrytëzoni ketë masë shumë të rëndësishme për zhvillim dhe prodhimtari normale të kulturave pemëtare.

Për çdo këshillë apo sqarim rreth krasitjes dimërore apo këshillave tjera në përgjithësi për bujqësi dhe zhvillim rural drejtohuni tek këshilltaret e QIKK (Qendrat Këshilluese Informative Komunale), po ashtu në QIKK mund të furnizoheni edhe me materiale të shtypura rreth nevojave tuaja.

Share This:

Tags: Drejtoria e Bujqesise Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pse Real Madridi nuk do të luajë

9 July 2025
Lajme

A mund t’u merret mandati deputetëve –

9 July 2025
Futboll

Real Madridi po pëson debakël, PSG e

9 July 2025
Futboll

PSG – Real Madrid, formacionet zyrtare

9 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses

9 July 2025

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e

Lajme

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të

9 July 2025

Komuna e Gjilanit, realizoi me sukses projektin për mbështetjen e 50 bletarëve të rinj,

Lajme

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin

8 July 2025

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e Komunës së Gjilanit, ka publikuar raportin gjashtëmujor

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.