Wednesday 10 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

Vitia i jep Kosovës një doktor në moshën 22 vjeç: Jeton Sinani diplomon me 10-të

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim pune për procesin e riakreditimit të programeve studimore

Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man

OSBE vlerëson zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, kërkon formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e

Hapet thirrja publike për ndarjen e bursave për studentet në fushat STEM

Nxënësit e ShFMU “Musa Zajmi” në Gjilan shkëlqejnë në Olimpiadën Rajonale të Matematikës “Kupa e

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

EKSKLUZIVE: Në moshën 93-vjeçare, Aga Dan realizon ëndrrën e jetës – nga tribunat e “Fadil

 Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
Lajme

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

10 June 2026 0 Comment 3 min read

AA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me ministren e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, për krijimin e Parkut Industrial në Gjilan.


“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të qytetit tonë, krijimit të vendeve të reja të punës dhe mbështetjes së bizneseve e investitorëve. Gjilani po krijon kushtet për një të ardhme më të fortë zhvillimore”, tha Hyseni.


I pari i Gjilanit, theksoi se bashkë me institucionet qendrore do të vazhdojnë angazhimin për ta bërë Gjilanin një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial në vend.


“Falënderojmë Qeverinë e Kosovës dhe ministren Kusari-Lila për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, tha kryetari Alban Hyseni.

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, tha se nuk kanë kaluar as tre javë nga shpallja e Parkut Industrial në Gjilan nga Qeveria e Kosovës dhe së bashku me kryetarin, Alban Hyseni, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet MINTI-t dhe Komunës së Gjilanit për projektimin e Parkut Industrial në këtë komunë.


“Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik lokal, krijimit të kushteve më të mira për investime, zgjerimit të aktiviteteve prodhuese dhe hapjes së vendeve të reja të punës”, tha Kusari.

Sipas saj përmes këtij bashkëpunimi do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për krijimin dhe zhvillimin e parkut industrial, duke promovuar parimet e ekonomisë qarkore, përdorimin e energjisë së ripërtëritshme, mbrojtjen e mjedisit dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.


“Gjilani, ashtu si shumë komuna të tjera të Kosovës ku MINTI po zhvillon dhe mbështet parqet industriale, po forcon bazat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një të ardhme më të mirë për bizneset dhe qytetarët e saj”, ministrja Kusari.

Share This:

Tags: Alban Hyseni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Në UKZ BIRN Kosova debaton për personat

10 June 2026
Lajme

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër

10 June 2026
Lajme

Vitia i jep Kosovës një doktor në

10 June 2026
Lajme

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim

9 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni me dedikim për Sherafedin Kadriun, vlerëson

9 April 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar me një mesazh të ndjerë

Lajme

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni thekson mbështetjen e

3 April 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gjilanit,

Lajme

Alban Hyseni dhe Ardita Sinani diskutojnë për

27 March 2026

Gjilan, 27 mars — Kryetari i Komuna e Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.