Friday 17 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?
Lajme Opinione

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?

16 April 2026 0 Comment 5 min read

AA

Dikur, drejtori i shkollës ishte figurë udhëheqëse, me autoritet profesional dhe rol kyç në zhvillimin e institucionit. Sot, në shumë raste, ky rol është zbehur ndjeshëm. Drejtori është reduktuar në një figurë formale, më shumë bartës i vendimeve nga lart, sesa vendimmarrës real brenda shkollës.

Kompetencat janë të kufizuara, ndërsa përgjegjësitë janë të mëdha. Ai mban barrën për çdo problem, nga disiplinimi i nxënësve, te raportet me prindërit dhe institucionet, mirëpo nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Çdo iniciativë përballet me burokraci dhe pengesa që e bëjnë pothuajse të pamundur një menaxhim efektiv.

Një ndër problemet më të mëdha mbetet ndërhyrja nga jashtë, shpesh politike apo edhe e interesave të ngushta. Në vend që drejtori të udhëheqë sipas meritës dhe profesionalizmit, ai shpesh detyrohet të balancojë presione që nuk kanë asnjë lidhje me arsimin.

Për më tepër, shkollat sot kanë shumë pak autonomi reale. Pa autonomi nuk ka as përgjegjësi të mirëfilltë, dhe pa përgjegjësi nuk mund të ketë as rezultate të qëndrueshme. Sistemi është ndërtuar në atë mënyrë që drejtori të përgjigjet për gjithçka, por të vendosë për shumë pak.

E gjithë kjo për një pagë që nuk e justifikon as ngarkesën, as stresin dhe as presionin e vazhdueshëm.
Prandaj, nuk është çudi që shumë mësimdhënës të aftë nuk e shohin këtë pozitë si mundësi, por si barrë.

Ka drejtorë që pagën e kanë njësoj me një mësimdhënës me përvojë të gjatë, apo 7–8 euro më shumë.
Minimumi duhet të jetë 200 euro dallimi, dhe normalisht më shumë kompetenca.

Pse atëherë për drejtor shkolle emërohen shpesh njerëz pa aftësi udhëheqëse?

Sepse për disa, kjo pozitë nuk është mision, është thjesht një vend pune. Dhe kur kriter nuk është meritokracia, por lidhjet, atëherë rezultati është i parashikueshëm.

Në krye të shkollave shpesh vijnë individë që mund të kenë përvojë si mësimdhënës, por nuk kanë as njohuritë bazë të menaxhimit, as aftësitë e lidershipit. U mungon vizioni, komunikimi dhe aftësia për të ndërtuar një ambient profesional.

Problemi thellohet kur këta drejtues e keqkuptojnë pozitën. Në mungesë të dijes për të udhëhequr, ata mbështeten te autoriteti formal. “Unë jam drejtor!” Po nëse je, çka pastaj??

Në vend të një kulture bashkëpunimi, krijohet një klimë presioni dhe arbitrariteti, ku vendimet merren sipas qejfit dhe jo sipas interesit të shkollës.

Kur një pozitë ka shumë përgjegjësi, ndërsa ka pak kompetenca dhe mbushet me njerëz të papërgatitur për lidership, atëherë humb arsimi. Me këtë humbin mësimdhënësit, por humbin edhe nxënësit.

Nëse duam shkolla më të mira, nuk mjafton të ndërrojmë emrat e drejtorëve. Duhet të ndryshojmë mënyrën si zgjidhen, çfarë kompetencash kanë dhe sa përgjegjësi reale mbajnë.

Përndryshe, do të vazhdojmë të kemi drejtorë pa fuqi dhe shkolla pa drejtim.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026

Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, ka bërë shpërndarjen e 13 pakove Baby Box në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

Futboll Sport

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026

Një nga talentët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli kosovar në vitet e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.