Thursday 28 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas një karriere të gjatë në shërbim të Kosovës

Kryetari Hyseni: Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e stadiumit sintetik të KF “Studenti” në Miresh

Bujanoc: Pensionohet profesori Zejni Fejzullahu, përcillet me respekt nga shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc

Kurti për vdekjen e Hafiz Gagicës: “Ishte zëri i Kosovës në mërgatë dhe në lobimin

Parashikimi i motit, 28 maj 2026 – Masa të ftohta ajrore sjellin stuhi, reshje intensive

Ligjëratë ndërkomunitare në Kamenicë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Maturantët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nisin ekskursionin në Shqipëri, vizitojnë Lezhën dhe bregdetin e Durrësit

Dy copa letër, një bakshish i refuzuar dhe një mesazh që vlejti miliona – historia

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Gagica për ndarjen nga jeta të veprimtarit Hafiz Gagica

PDK në Gjilan viziton Bashkësinë Islame me rastin e Kurban Bajramit

 Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas një karriere të gjatë në shërbim të Kosovës
Lajme

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas një karriere të gjatë në shërbim të Kosovës

28 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Kolonel Nevzad Asllani u lind më 20 prill 1971 në fshatin Lajçiq të Komunës së Kamenicës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjilan. Studimet universitare i nisi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Prishtinë, por ato iu ndërprenë për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në ish-Armatën Jugosllave. Pas luftës, ai i përfundoi studimet universitare në fushën e Menaxhimit të Emergjencave Civile.

Angazhimi i tij kombëtar dhe politik nisi herët, qysh si nxënës i shkollës së mesme, kur mori pjesë aktive në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1988 dhe 1989. Në vitin 1991 iu bashkua Partisë së Unitetit Kombëtar (UNIKOMB), subjekt politik i udhëhequr fillimisht nga Halil Alidema e më pas nga Ukshin Hoti. Më 31 korrik 1994, nën masa të shtuara policore, shtëpia e tij u rrethua dhe ai u arrestua së bashku me babanë e tij, nën akuzën për organizim të armatosur, në kuadër të rezistencës aktive të asaj kohe.

Së bashku me dy vëllezërit e tij, Nevzad Asllani iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku mori pjesë aktive në luftë deri në çlirimin e vendit. Pas luftës, ai kontribuoi në proceset e rëndësishme të tranzicionit, duke u angazhuar në demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Në këtë periudhë shërbeu edhe si koordinator me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), duke qenë përgjegjës për zbatimin e projekteve humanitare në ndihmë të komunitetit.

Karrierën ushtarake e vazhdoi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ku u emërua shef i Qendrës Operative në Zonën e Gjashtë të Mbrojtjes me gradën major. Për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij u vlerësua me dhjetëra mirënjohje dhe lëvdata nga TMK-ja dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe KFOR-in amerikan në Bondsteel.

Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë viteve 2009–2026, Kolonel Asllani ushtroi detyra të rëndësishme në nivele taktike, operacionale dhe strategjike. Ai ka përfunduar dy kolegje pasuniversitare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe ka ndjekur dhjetëra trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Më 20 prill të këtij viti, Kolonel Nevzad Asllani e përmbylli me sukses karrierën aktive në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sot, ai i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje dhe synon që përvojën e tij ushtarake, institucionale dhe kombëtare ta vërë në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Share This:

Tags: Nevzad Asllani
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas

28 May 2026
Kulturë

Biblioteka e Gjilanit pensionon Shpresë Hajdarin –

28 May 2026
Futboll

Kryetari Hyseni: Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e

28 May 2026
Lajme

Bujanoc: Pensionohet profesori Zejni Fejzullahu, përcillet me

28 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pensionohet Kolonel Nevzat Asllani – përmbyll tri

20 April 2026

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj u mbajt ceremonia e pensionimit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.