Sokol Haliti shpreh ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe gazetarit Jonuz Fetahaj
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit, gazetarit dhe publicistit Jonuz Fetahaj.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e shkrimtarit, gazetarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Jonuz Fetahaj, i cili është ndarë nga jeta.
Në mesazhin e ngushëllimit, Haliti e ka cilësuar vdekjen e Fetahajt si humbje të madhe për familjen, por edhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në fushën e krijimtarisë letrare, gazetarisë dhe publicistikës.
Sipas Halitit, Fetahaj gjatë gjithë jetës ia kushtoi angazhimin fjalës së shkruar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe vepra të zhanreve të ndryshme, me kontribut të veçantë në pasurimin e letërsisë shqipe, sidomos asaj për fëmijë.
“Përmes krijimtarisë së tij, angazhimit në gazetari dhe veprimtarisë publicistike, Jonuz Fetahaj do të mbetet një emër i respektuar dhe pjesë e kujtesës sonë”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Vitisë.
Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin e tij personal, Sokol Haliti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Fetahaj, miqve, kolegëve, komunitetit letrar dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e të ndjerit.
Ngushëllime!
