Thursday 19 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën, Sinani shpreh mirënjohje për shërbimet ndaj qytetarëve të

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku është nënshkruar marrëveshja Erasmus+ KA171 me Valahia University

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti

Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Nijazi Ramadanit

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Viti

Gjilan: Themelohet Këshilli i Pacientëve, i para i këtij lloji në qytet e gjetiu!

Kamenicë: U themelua ekipi për zgjedhjen “Shkolla më e Mirë 2026/27” – Stafi i shkollës

Përparim Rama ironizon me Qeverinë: “Prishtinën e keni për punë, qeverinë e keni me ju

 Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ
Lajme

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

19 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në Programin Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” të Fakultetit të Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, diplomuan studentët e parë, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet në këtë program.

Gjatë rrugëtimit të tyre, studentët kanë zhvilluar njohuritë dhe kompetencat e tyre profesionale dhe hulumtuese, duke i konkretizuar ato përmes punimeve të diplomës Master. Hulumtimet e tyre janë përqendruar në çështje aktuale të mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës angleze, duke trajtuar tema si:

Vlerësimi formativ në mësimin e gjuhës angleze, nga këndvështrimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, me fokus në ndikimin e tij në motivimin, angazhimin dhe përparimin e nxënësve, si dhe sfidat e zbatimit në praktikën shkollore.

Pedagogjia e bazuar në lojë në arsimin fillor, duke shqyrtuar ndikimin e aktiviteteve të lojës në përvetësimin e gjuhës angleze dhe perceptimet e mësimdhënësve për përdorimin e kësaj qasje.

Përdorimi i multimedias në zhvillimin e shkathtësisë së të shkruarit në gjuhën angleze, duke analizuar mundësitë dhe sfidat që sjellin burimet dhe mjetet digjitale në procesin mësimor.

Përmes këtyre punimeve, studentët kanë trajtuar çështje me rëndësi për arsimin bashkëkohor, duke sjellë perspektiva dhe rezultate hulumtuese që mund të kontribuojnë në reflektimin dhe avancimin e praktikave të mësimdhënies së gjuhës angleze në shkollat e Kosovës.

Diplomimi i studentëve të parë shënon një arritje të rëndësishme për programin Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” dhe përfaqëson një moment krenarie për stafin akademik dhe institucionin.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” shpreh urimet më të përzemërta për studentët e diplomuar, duke u dëshiruar suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe akademik, si dhe kontribut të vazhdueshëm në avancimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Diplomojnë studentët e parë të programit Master

19 November 2026
Lajme

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon

19 November 2026
Lajme

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën,

19 November 2026
Lajme

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku

19 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku

19 November 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po vazhdon të konkretizojë angazhimin për zgjerimin e

Lajme

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në

11 November 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka prezantuar kontributin dhe të arriturat e tij

Lajme

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin

11 November 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka prezantuar kontributin dhe të arriturat e tij

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.