“Jemi kampionë, babi!” – Rrëfimi emocionues i Artetës për natën e titullit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka treguar si e përjetoi momentin kur mësoi se skuadra e tij u shpall kampione.
Ai nuk qëndroi me ekipin për të parë ndeshjen Bournemouth – Manchester City. U kthye në shtëpi dhe zgjodhi të qëndronte vetëm në kopsht.
“Ishte një nga ndjesitë më të mira që kam pasur ndonjëherë. Duhej të isha këtu në London Colney duke parë ndeshjen me djemtë dhe stafin, por nuk munda ta bëja. Para ndeshjes, më duhej të largohesha. Nuk munda të merrja energjinë që doja. Shkova në shtëpi, dola jashtë në kopsht. Ndeza një zjarr vetë, bëra një skarë dhe nuk po shikoja ndeshjen. Pastaj papritmas ndodhi magjia. Djali im hapi derën, filloi të qante dhe tha ‘ne jemi kampionë babi’!”
Një rrëfim i shkurtër, por që tregon peshën emocionale të një titulli të pritur prej vitesh.
