Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu
Nesër parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve.
Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në zonën juglindore, ku mund të shoqërohen edhe me disa shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 7 deri në 9°C.
