Friday 27 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjimshiti pas humbjes me Poloninë: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na bëjë

Mbyllen pjesët e para: Kosova në disavantazh nga Sllovakia, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin financiar janar-dhjetor 2025

Këshilltarja komunale Malikije Ymeri Hoxha ngrit dy shqetësime serioze në Kuvendin e Komunës së Gjilanit

“Java e Frankofonisë” vazhdon në Gjilan – Hyseni: Gjilani po afirmohet si qendër kulturo-artistike 🇫🇷

Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra

Përkujtohet vepra e dëshmorit Njazi Azemi-komandant Mjekrra në përvjetorin e rënies

Ekspozita fotografike franceze “Biodiversiteti” në Galerinë e Qytetit

Në kuadër të Javës së Frankofonisë në UKZ u mbajt sesion informues për studime në

Muçi para ndeshjes me Poloninë: Synojmë fitoren historike, dua edhe golin

 Kryetari Hyseni: Heroi Kadri Zeka ishte model se si duhet atdheu
Lajme

Kryetari Hyseni: Heroi Kadri Zeka ishte model se si duhet atdheu

17 January 2024 0 Comment 9 min read

AA

Gjilan, 17 janar 2024 / Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”,  në qendër të Gjilanit është inauguruar shtatorja e heroit të kombit Kadri Zeka.

E derdhur në bronz, shtatorja e heroit Kadri Zeka ka bashkuar sot përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të ndryshme shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës, drejtues komunash, ministra e deputetë, familjarë të heronjve e dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, bashkëveprimtarë e pasues të heroit Kadri Zeka e të tjerë, duke e bërë Gjilanin të shndërrohet në kryeqendër të shqiptarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se heroi  asnjëherë nuk është tepër, heroi është gjithmonë në kohë e përgjithmonë mes nesh, heroi është gjithmonë vlerë e shtuar e përgjithmonë pasuri.

“Jemi mbledhur sot, ne inaugurimin e shtatores së Heroit Kadri Zeka. Shëmbëlltyra e tij, përmes kësaj shtatore, po behet për jetë e mot pjesë e siluetës së qytetit tonë”, ka thënë Hyseni.

Për kryetarin Hyseni, heroi Kadri Zeka, me shokë, janë shembull dhe model.  “Ai është model se si duhet atdheu. Ai është shembull se sa duhet atdheu. Ai është model se si duhet punuar.  Ai është shembull se sa duhet sakrifikuar. Ai është model i liderit që na duhet sot.  Ai është shembull se sa me lehtë e kemi ne sot”, ka thënë Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi tutje se muaji janar për vendin e popullin tonë, do të kthehej në muaj të zjarrtë. Pavarësisht që në dimër e me acar, përpjekjet e Kadriut e shokëve të tij, vazhdonin. Janari ishte i kapur nga flakët. Ky muaj dhe manifestimi i filluar 33 vite më parë, e këtë vit pra, në edicionin e 33-të, po vazhdon të jetë pjesë e historisë sonë. E gjithë lavdia e historisë duket aq afër, sa e ndjejmë.

Hyseni ka kërkuar që të jemi bashkë e pranë njëri-tjetrit, t’i kujtojmë përherë heronjtë e dëshmorët, të jenë ata shëmbëlltyrë, derisa u zotua se si kryetar komune do të punojë maksimalisht me nder e përpikëri, në të mirë të vendit, qytetit e qytetarëve.  

“Në Kodrën e Dëshmorëve, ku prehet përjetësisht Kadriu dhe dëshmorët tjerë të lirisë, jemi përkujdesur, që brenda këtij viti të përfundojmë këtë projekt të nisur shumë vite më parë”, ka thënë ndër tjerash kryetari i Komunës,  Alban Hyseni.

Ndërsa, bashkëveprimtari i tij, Hydajet Hyseni tha se sot në Gjilan, qytetin e tij, na ka ardhur, na ka ftuar e na ka bashkuar heroi Kadri Zeka, siç ka bashkuar gjithmonë në çdo periudhë, pasi kredo e tij ishte bashkimi.

Hyseni ka rikujtuar moton “Në bashkim dhe vetëm në bashkim qëndron shpëtim i shqiptarëve”,  për të cilën është shquar heroi Kadri Zeka, sipas të cilit vetëm me bashkim mundësohet edhe e pamundshmja, dhe se, edhe sot Kadriu rrezaton për bashkim, fuqizim dhe përparim.

Bashkudhëtarja dhe bashkëveprimtarja e Kadriut, Saime Isufi  tha se Kadriu me vëllezërit Gërvalla ranë në natën e bashkimit, ata u bashkuan, për ta bashkuar popullin. Pas rënies së tyre, pra ranë tre, u bashkuan me mijëra dhe lëvizja e asaj kohe; dhe vazhdimësia e punës së tyre qoi deri te lufta çlirimtare e Kosovës.

Nga Maqedonia Veriore, të pranishëm në këtë ngjarje të madhe për Gjilanin ishin edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti. E ky i fundit, në fjalën e tij e vlerësoi kreun e Komunës së Gjilanit për iniciativën që dëshmorët e kombit të shkrirë në bronz të vendosen në qytetin e Gjilanit, përfshirë tani edhe shtatoren e Kadri Zekës.

Ahmeti vlerësoi dëshmorët e kësaj ane yje në qiell që kanë shndritur e po shndrisin edhe tani të shkrirë në bronz.  

“I dashur kryetar i Gjilanit, Ju po bëni një akt jo vetëm patriotik, por edhe fisnik, pasi ata yjet që UDB-ja i kishte shënuar me të zeza, ju ato yje që shndrisin në qiellin e kaltër i keni vendos në sheshin e Gjilanit. Ky shesh është tepër i vogël për këta yje që edhe sot i kemi shëmbëlltyrë. Bashkimi politik i shqiptarëve, thirrja e Kadri Zekës, drejtuesit, ideologut të organit “Liria”, ishte për ne frymëzim e betim për liri, drejtësi e demokraci”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

Për figurën madhështore të Kadri Zekës foli edhe Ismet Sylejmani, i gjeneratës që vazhdoi tutje rrugën e idealit të Kadri Zekës, i cili tha se qyteti i Gjilanit me vendosjen edhe të shtatit të derdhur në bronz të heroit të kombit, Kadri Zeka, përfundimisht po bëhet edhe më i shenjtë edhe më i shtrenjtë për kombin.

Deputeti nga Lugina, Shaip Kamberi ka thënë se heroi Kadri Zeka para se të shkrihet në bronz, ishte shkrirë në përjetësi. E për t’u shkrirë në përjetësi, për idealin e tij për lirinë duhet flijuar jetën. Prandaj edhe Kadri Zeka dhe heronjtë kanë zgjedhur që për lirinë e këtij vendi, të japin jetën, ka thënë Kamberi, derisa në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar Zenun Pajaziti, i cili vlerësoi dhe çmoi faktin që tani shtatorja e heroit Kadri Zeka zuri vend në sheshin e Gjilanit.

Pas kësaj, personalitete, pjesëmarrës në këtë ngjarje, prirë nga kreu i komunës, bënë shpalosjen e shtatores.

Kujtojmë se shtatorja e Heroit të Kombit Kadri Zeka, u punua nga skulptori gjilanas, Sabri Shaqiri.

Përndryshe, gjatë ditës, në kuadër të aktiviteteve të parapara të “Flakës së Janarit 2024”,  në Teatrin e Qytetit do të mbahet edhe Akademia kushtuar Kadri Zekës (ora 17:00), ndërsa më pas edhe Ekspozita “Peneli i Flakës”, Galeria e Arteve (ora 19:00).

Share This:

Tags: Alban Hyseni Kadri Zeka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Kosova mahnit botën: fitore spektakolare dhe afër

26 March 2026
Futboll

Gjimshiti pas humbjes me Poloninë: Nuk e

26 March 2026
Futboll

Mbyllen pjesët e para: Kosova në disavantazh

26 March 2026
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin financiar

26 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni dhe bashkëpunëtorët uruan kryetarin e Bashkësisë

20 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizituan

Lajme

Raportimet për stërvitjen e ushtarëve serbë në

18 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me zhvillimin e stërvitjeve

Lajme

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen

16 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim ministrin e Sportit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.