Vazhdimësia e lidershipit rinor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” – Ardit Çoçaj kryetar i ri i Këshillit të Nxënësve
Në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan u bë pranim – dorëzimi zyrtar i detyrës së kryetarit të Këshillit të Nxënësve.
Ish-kryetarja Edrena Maliqi, tashmë ish-nxënëse e shkollës, ia dorëzoi detyrën kryetarit të ri Ardit Çoçaj.
Drejtori i shkollës, z. Ilir Vokshi, falënderoi Edrenën për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e saj gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë.

Ndërkohë, kryetarit të ri Ardit Çoçaj i uroi shumë suksese në detyrën e re, duke i dëshiruar bashkëpunim të frytshëm, ide të reja dhe përfaqësim sa më të mirë të zërit dhe interesave të nxënësve.
Sipas drejtorisë së shkollës, ky moment simbolizon vazhdimësinë e angazhimit të nxënësve, përgjegjësinë dhe rëndësinë e lidershipit rinor në jetën shkollore.
“Suksese Edrenës në rrugëtimin e saj të mëtejshëm dhe Arditit në këtë përgjegjësi të re!” thuhet në njoftimin e shkollës.
