Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, por kërkohet kujdes
Të reshurat e borës kanë përfshirë gjithë Kosovën, ndërsa rrugët drejt disa pikave kufitare janë mbuluar me borë, por mbeten të kalueshme.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në rrugët Gjakovë – Qafë e Prushit, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë dhe Stançiq – Gjilan.
Në të gjitha këto segmente qarkullimi është i mundshëm, por shoferëve u rekomandohet kujdes i shtuar për shkak të kushteve atmosferike.
