Kryeziu-Hyseni: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare kërkon kohë
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe Këshillin e Evropës, kërkon angazhim afatgjatë dhe nuk mund të përmbyllet brenda një viti apo mandati.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa pengesat e deritanishme i ka cilësuar si politike, jo si pasojë e mungesës së përmbushjes së kritereve.
Kryeziu-Hyseni ka vlerësuar edhe koordinimin e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, si dhe angazhimin e komisioneve parlamentare përmes diplomacisë parlamentare dhe lobimit me përfaqësues ndërkombëtarë.
Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022, ndërsa në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.
