Friday 13 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Punëtorët e NPL “Tregu” shembull në kujdesin për ambientin, shoferëve u kërkohet më shumë përgjegjësi

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

Zyrtare, Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

Prokuroria në Gjilan: Tre të mitur ndalohen nën dyshimin për tentim vrasje

Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve buxhetore në kategorinë paga dhe shtesa, në shumën

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje

Parashikimi i motit për të enjten, 12. 11. 2026

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

 Urimi i një emigranti!
Lajme

Urimi i një emigranti!

5 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Atmosfera e festave mua më sjell aromën e nënës, gatimeve të saj, tavolinën e mbushur plot dhe njerëz. Oh sa shume njerëz! Njerëz në shtëpi, njerëz në rrugë, njerëz në jetë që flasin gjuhën tënde. Njerëz që sjellin Diellin dhe në errësirë.

Aromë familje duhet të jetë! Aromë që e ndjen në shpirt, në trup, në mendje. Aromë që të përndjek gjatë gjithë jetës tënde dhe sa më shumë të rritesh aq më shumë të mungon ajo aromë. Eh dreq kjo jetë! Do doja që kohën ta ndalja aty dhe mos të rritesha kurr.

Shkruan: Silvana BEGAJ

Por ja që kohën nuk e ndala dot dhe jam kaq larg asaj arome. Kujtimi i asaj atmosfere e ngelur si fotografi në kokën time, sot, nuk më sjell erën e gjelit të detit që piqet me orë e me orë të tëra në furrë e as zhurmat e hareshme , por sjell ndjenjën e shëmtuar të vetmisë. Se emigrimi është i dhimbshëm! Do guxim!

Të përndjekin kujtimet! Ndërrimi i viteve nuk ka kuptim pa gatimet e nënës sado vjec të jesh. Ajo e di si të të ngopi shpirtin edhe pa ngrënë. Oh sa më torturon mungesa e ngrohtësisë së prehrit të saj!

E prandaj unë sot dua të uroj Veten për këtë Vit të Ri dhe me veten uroj cdo shqiptar që është në emigrim. Bota është e guximtarëve dhe do guxim të jesh emigrant.

Uroj nënën time e me të uroj të gjitha nënat që e kanë festë vetëm ditët që i vijnë fëmijët. Do guxim të jesh nënë e të të thahen sytë për të parë fëmijët e tu. Guxim I nënave shqiptare!

Uroj tim atë dhe me të uroj baballarët që këtë vit festuan me sofrën plot dhe me karriget bosh. Do guxim të jesh baba I fëmijëve që enden rrugëve në botë të huaj.

Uroj gjyshërit që të vetmin gëzim nga jeta është të mbushin prehrin me nipër e mbesa dhe tani duhet të mjaftohen me një ekran telefoni.

Uroj Shqipërinë time, Atdheun tim në këtë fillim viti me vargjet e Pashko Vasës:

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n’hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Të uroj që të shekullosh Shqipëri, të fluturosh lartë mbi Europë ashtu si shqipet mbi botë.

Uroj që në këtë vit e në cdo vit në vazhdim të bësh histori që të shkruhet në flori.

Share This:

Tags: Silvana Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Punëtorët e NPL “Tregu” shembull në kujdesin

13 November 2026
Kulturë

205-vjetori i lindjes së Fjodor Dostojevskit –

12 November 2026
Lajme

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në

12 November 2026
Futboll

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, vendin e parë

12 November 2026
RELATED Stories for you
Opinione

Silvana Begaj: “Sa shumë dele të pamerituara

2 October 2026

Opinionistja Silvana Begaj, ka publikuar një opinion mbi mentalitetin e turmës dhe pasojat e

Opinione

Nga Silvana Begaj, Suedi: Shqipërisë i duhet

28 September 2026

Edi Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë

Opinione

“Largpamësi Rama” – Opinion nga Silvana Begaj,

12 July 2026

Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.