Tuesday 7 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në Paris: Eseja e saj prezantohet para lexuesve francezë

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional Celestron në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë Kosovës në momentet më përcaktuese të historisë sonë

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa Kryeziu, njeri i respektuar në komunitet

LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

UKZ dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nisin zbatimin e programit të shkëmbimit të stafit akademik

Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni

Investim i ri në NPL “Tregu” Sh.A

Shkruan: Heset Zymberi: E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

 Tregu i Gjilanit dikur dhe tani – Investimet dhe përfitimet, kërkesat dhe nevojat, përparsitë dhe mangësitë, sfidat dhe peripecitë
Ekonomi Lajme

Tregu i Gjilanit dikur dhe tani – Investimet dhe përfitimet, kërkesat dhe nevojat, përparsitë dhe mangësitë, sfidat dhe peripecitë

10 February 2023 0 Comment 14 min read

AA

Tregu i Gjilanit dikur ishte njëri nga vendet më të veçanta të qytetit.

Avdyl Jerliu, drejtor i NPL Tregu – Gjilan

Më të moshuarit e kujtojnë me nostalgji, ndërsa gjeneratata e reja kanë dëgjuar vetëm nga rrëfimet, të cilat nuk lidhen vetëm me banorët rezidentë të qytetit të Gjilanit, por shumë më shumë se kaq.

Këto hapësira dikur kanë qenë të frekuantuara masivisht. Aty kanë defiluar herë-herë qindra e mijëra qytetarë e tregëtarë nga vise të ndryshme, si nga lokalitetet të komunës së Gjilanit ashtu edhe vendbanime të komunave të Anamoravës në tërësi, duke i përfshi edhe ata nga Presheva e Bujanocit, por edhe Kumanova e gjetiu.

“Tregu nuk ka pasur investime serioze asnjëherë, që nga viti 1960 deri më tani”
Pamje nga Tregu i Gjelbër në Gjilan

Shumë shkaqe e faktorë kanë ndikuar që viteve të fundit të bie numri i vizitorëve në treg gjatë ditëve të shtunë – “pazarit”, por edhe ditëve tjera të javës. Një nga arsyet kryesore padyshim është hapja e lokaleve e dyqaneve të pafundë nëpër të gjitha fshatrate e lokaliteteve e këtyre trevave, por edhe migrimi i vazhdueshëm i popullatës në vendet e treta.

Pamje nga Tregu i Gjelbër në Gjilan – Tregu i pemëve e perimeve

Krahasuar me vitete 80-të e 90-të të shekullit kaluar kur këto hapësira të tregut i frekuentonin mijëra qytetarë, situata sot është shumë më ndryshe. Por, pavarsisht rënies së numrit të vizitorëve, vet prezenca e tregëtarëve dhe insistimi për të marrë lokale brenda kompleksit është tregues i qartë se megjithatë interesimi për t’u furnizuar nga llojllojshmëria e ofertave në treg, nuk mungon!

Pamje – Aneks i brendshëm i tregut
Pamje nga tregu aktual i Gjilanit
Pamje – Aneks i brendshëm i tregut

Krahasuar me dy apo tri dekada më parë, gjegjësisht vitet 80-të e 90-të të shekullit të kaluar dhe aktualitetit, është më se e qartë se sot kushtet janë shumë më të mira, me stenda e lokale të përshtatshme, të mbrojtura nga shiu e shkuja në masë të konsiderushme.

Komuna e Gjilanit – Dëgjim Publik: 15 shkurt 2023

Aty janë sistemuar pothuajse shumica e tregëtarëve të cilët e kanë gjetur veten në këtë veprimtari, dhe kanë qenë të vendosur të merren me tregëti në vazhdimësi – ndër vite, e të cilët, ndonëse herë – herë kanë edhe kërkesa shtesë, shprehen të kënaqur me kushtet në përgjithësi.


E për kushtet e volitshme është shprehur relativisht i kënaqur edhe vet drejtori i Ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu, sipas të cilit nuk ka munguar interesimi nga ana e institucioneve për të investuar.


“Kanë qenë investime relativisht të mira. Kemi pasur përkrahje të mirë nga Komuna, nga vet kryetari dhe drejtorët e drejtorive, me të cilat drejtori është e ndërlidhur fushëveprimtaria jonë. Mbështetje për investime në tregun e qytetit ka pasur edhe paraprakisht, nga ish kryetari Haziri, të cilën gjë e ka vazhduar kryetari aktual, Z. Hyseni. Na kanë ndihmuar në investimin për të shtuar edhe 18 lokale të reja si dhe është bërë rrethoja nga qelqi, që ka qenë një investim mjaft serioz, ndërsa së fundi është bërë asfaltimi i parkingut”, tha drejtori Jerliu.

Avdyl Jerliu, drejtor i NPL Tregu – Gjilan

Sipas drejtorit Jerliu, nuk mungojnë as shqetësimet e kohëpaskoshme, por ato janë të pakta dhe të menaxhueshme. Ai ftonë të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit që ta vizitojnë tregun sa më shumë dhe të furnizohen me produkte të freskëta dhe të të llojllojshme, pasi tashmë tregu është i furnizuar me shumëllojshmëri produktesh, përfshirë edhe ato artizanale, e të cilat nuk mund të hasen diku tjetër përpos në treg.

Tregu i ri ofron shumëllojshmnëri produktesh
Avdyl Jerliu, drejtor i NPL Tregu – Gjilan

Drejtori Jerliu u shpreh optimist se ky trend do të vazhdoj edhe gjatë këtij viti, pavarsisht se një gjë e tillë mbetet të shihet, pasi tregu i ri është funksionalizuar së fundi dhe se akoma nuk ka pasur një përvojë të tillë me bashkëtdhetarët për të mësuar me saktësi se si do të rrjedhin gjërat në objektin e ri.

Sipas tij, një gjë e tillë do të kuptohet së shpejti gjatë verës, kur edhe mund të konstatohen efektet e tregut të ri në tërësi. Ai u shprehur optimist se trendi do të jetë i njejtë e mbase akoma më pozitiv, dhe se fitimet e tregëtarëve do të jenë të prekshme gjatë asaj periudhe, krahasuar me pjesët tjera të vitit.

Z. Jerliu është shprehur i kënaqur edhe me pjesën e parkigut në aneksin e kompleksit të tregut, e cila sipas tij ka vende të mjaftueshme në çdo periudhë të vitit, pavarsisht numri të vizitorëve.
E përveç pamjes së brendshme, ku tregu i ri duket shumë më funksional, më i organizuar e më i strukturuar sesa më parë, ashtu edhe në pjesën e jashtme shihet një rregull e rend më ndryshe krahasuar me të kaluarën.

Pamje nga parkingu dhe hapësira alternative e tregut

Madje sipas z. Jerliu, kjo hapësirë ofron edhe kushte për organizimin e panaireve, për ç’gjë tha se Ndërmarrja “Tregu” është duke e planifikuar një gjë të tillë, një panair ekskluziv me produkte vendore, organizimi i të cilit sipas, mbase do të duhej të korrespodonte me periudhën e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.

Pamje nga një pjesë e parkuingut të tregut

Në fund drejtori Jerliu u shpreh optimist për të ardhmen e këtij profili të punës, duke ritheksuar se “tregu i është unik për nga veprimtaria, ndaj, përkundër konkurrencës së madhe që po shfaqet nëpër qendra tregëtare, tregu po ia delë me sukses të operoj. Ndërsa, përveç kapaciteteve aktuale dhe laramanisë së shërbimeve që përfshinë në vete, brenda kompleksit të tij synohet që së shpejti të funksionalizohen dy restaurane, përfshirë edhe disa objekte alternative, të cilat do të shfrytëzohen nga ana e vet tregëtarëve.

Tregu i Qytetit të Gjilanit në mbrëmje

Marrë në tërësi, ajo që është më esenciale sipas drejtorit Jerliu, kostoja e qërasë për tregëtarët është e arsyeshme, pasi përveç çmimit të përballueshëm, ajo kosto përfshinë edhe organizimin e sigurimit të tërë kompleksit nga ana e vet menaxhmentit. /Tv Gjilani.news/

Share This:

Tags: Avdyl Jerliu Gjilan Tregu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në

6 July 2026
Futboll

Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin

6 July 2026
Arte Pamore

Premierë madhështore në Operën e Kosovës –

5 July 2026
Featured

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional

5 July 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në

6 July 2026

GJILAN – Një sukses i veçantë për letërsinë e re shqiptare vjen nga Gjilani.

Lajme

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në

4 July 2026

Një akt i jashtëzakonshëm trimërie është shënuar në bregdetin e Golemit, ku zjarrfikësi nga

Lajme

Gjilan: 70,000 euro për OJQ-të që kujdesen

3 July 2026

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka përmbyllur me sukses

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.