Thursday 5 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË!

Kush është Barack Obama i ri?

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH Zug në kuadër të javës së studimit në

Kryetari Haliti priti kryetarin e Havzës në provincën e Samsunit në Turqi, diskutuan për bashkëpunim

Gjilan: Ekipet e NPL “TREGU” pastrojnë sheshet e nga gjethet e vjeshtës

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

 Portret: – Pedagogu e kimisti i shquar, Visar Ismajli, profesor, afarist e humanist
Lajme

Portret: – Pedagogu e kimisti i shquar, Visar Ismajli, profesor, afarist e humanist

25 May 2023 0 Comment 7 min read

AA

Profesor e magjistër i kimisë, Visar V. Ismajli, që nga bangat e shkollës fillore, të cilën e kishte kryer në ‘Abaz Ajeti’ – Gjilan, kishte shfaqur talentin e tij në degët e shkencave natyrore, pikërisht në degën e Kimisë.

E gjithë kjo dashuri e Visarit për të ditur më shumë për shkencën e kimisë bën që shkollën e mesme ta përfundoj në Shkollën e Mjekësisë “Asllan Elezi”, në degën – Teknik i Laboratorisë – si njëri ndër nxënësit më të dalluar të brezit të tij.

“Që nga bangat e shkollës fillore isha dashuruar pas natyrës, siç është toka, dielli, planetet, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu – por mbi të gjitha shkenca e Kimisë më flente më shumë pasi studion natyrën, përbërjen dhe ndryshimet që ndodhin në të, dhe vazhdimisht si enigmë e kisha se çka përbën Kima me atomet e saja”, thotë profesor Visar Ismajli.

Ismajli nuk ndalet në asnjë moment, dhe në afat rekord kryen Fakultetin e Kimisë Inxhinjerike në Prishtinë, duke qenë njëri ndër studentët më të dalluar, sidomos duke u dalluar në ekperimentet laboratorike e kimike.

“Ditët studentore ishin ndër më të mirat në jetën time. Aty u pajisa me shumë dije nga shumë profesorë të nderuar në laboratoret e fakultetit duke bërë ekserimente shumë të rëndësishme të formulave të ndryshme”, thekson Ismajli.

Për t’i arritur synimet fëmijëore, Visar Ismajli në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, për katër vite, në mënyrë rekorde merr titullin Prof. i Kimisë, duke treguar zgjuarsi dhe punë cilësore në laboratoret e këtij Fakulteti. Për t’u pajisur edhe me më shumë dije, Ismajli merr titullin “Teknolog Ushqimor”, në Universitetin e Kamzës në Tiranë.

“Studimet në Tetovë dhe në Kamzë ishin shumë profesionale, pasiqë kishim të bënim me shumë profesorë të jashtëzakonshëm të Kimisë, duke punuar vazhdimisht në laboratoret kimike si dhe kishim të bënim me shumë elemente kimike duke bërë eksperimente të llojeve të ndryshme – si në formula poashtu edhe të Industrisë Ushqimore”, bën të ditur Ismajli.

Visari një kohë të gjatë kishte punuar si teknik i analizave të gjakut duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm tek pacientët të cilët kishin nevojë, poashtu kontribut të madh është duke dhënë në kompani të ndryshme të ujit, duke i bërë analizat për të qenë sa më cilësor uji për popullatën, e gjithashtu një kontribut të madh po jep edhe në analizat e produktit të qumështit të kompanive të ndryshme anembanë Kosovës.

Ismajli vazhdimisht kishte një ëndërr që dijen e tij t’ia përcjellë rinisë në proceset mësimiore dhe këtë e arrinë me shumë sukses në Shkollën e Mesmë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

“Një ëndërr që e kisha gjatë studimeve, e ajo ishte që të punoja me nxënës që tërë dijen time t’ua përcjellë atyre, dhe këtë e realizova në gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, ku hasa në një kolektiv shembullor si tek mësimdhenësit poashtu edhe tek nxënësit, edhe pse fati im i mësimdhënësit nuk dihet pasi ende nuk kam një vendim të përhershëm, do të isha shumë i tronditur nëse nuk mundem të punoj me nxënës, pasi kënaqësia ime shpirtërore është kur me nxënës në laborator kërkojmë të panjohurat e shkencës së Kimisë. Shpresoj shumë se do të gjindet zgjidhje edhe për mua që të vazhdoj më tutje të punoj e të kontribuoj me nxënësit e mi të dashur”, bën të ditur Ismajli.

Profesor Visar Ismajli është edhe një afarist, i cili ka kompaninë “Olti-Kenza”, e i cili, me punën e tij ka arritur të prodhon sheqer, detergjente të ndryshme e produkte tjera me përbërjet kimike, të cilat vet i formon e i zbaton. Produktet e prodhuara nga vet Visar Ismajli janë të kërkuara shumë në tregun vendor e poashtu edhe jashtë vendit – sidomos në Shqipëri.

Gjatë pandemisë Covid-19 dhe tërmetit, i cili goditi shtetin e Shqipërisë, Prof. Ismajli dha një kontribut të madh duke u dalë në ndihmë disa herë familjeve me nevojë.

Visar Ismajli nuk ka dyshim që është njëri ndër kimistët më të mirë që ka Gjilani e Kosova, ndërsa Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka nderin që në mesin e saj ka një punëtor të jashtëzakonshëm, i cili me tërë qenien e tij punon dhe studion që nxënësit e tij nesër të bëjnë emër në shkencën e Kimisë.

Share This:

Tags: Visar Ismajli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

BETHOVEN: LETRA E DASHURISË QË MBETI MISTER

4 November 2026
Futboll

Shengyl Imami rikthen kujtimet nga vitet e

4 November 2026
Lajme

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN

4 November 2026
Kulturë

Televizioni italian – RAI, bllokoi pjesëmarrjen e

4 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.