Sunday 12 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit në atmosferë festive

Nga, Ekrem Krasniqi: Libri “Zhvillimi i Gjëzakuptimit (Enigmatikës) Shqiptare”, Dr. Zijadin Hasani, një kontribut i

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

CoinPrime – Kompania e parë e licencuar në Kosovë për shërbime me kriptovaluta

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare Mihane Sermaxhaj Ismajli, një emër i respektuar i arsimit

ATK prezanton shërbimin e ri elektronik për fiskalizim në sistemin EDI

Shpëtoi familjen, më pas u kthye mes rrënojave: Rrëfimi prekës i turkut që thotë se

Nënshkruhen kontratat me 48 biznese përfituese nga skema e subvencionimit

Shoqata “Ndre Mjeda”, vulë identitare e Gjilanit – dokumentohet në botimin më të ri të

Shkruan, Fatmir Shurdhani: Peticion për anulimin e vendimit skandaloz të Kuvendit Komunal të Gjilanit –

 Opinion nga Silvana Begaj, Stokholm: “Mr. Propaganda” dhe debati për narrativat politike mbi protestat në Shqipëri
Opinione

Opinion nga Silvana Begaj, Stokholm: “Mr. Propaganda” dhe debati për narrativat politike mbi protestat në Shqipëri

25 June 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në një opinion të saj, autorja Silvana Begaj nga Stokholmi trajton diskutimet publike mbi protestat në Shqipëri dhe narrativat që lidhen me ndikime të jashtme apo financime të tyre.

Ajo i referohet në mënyrë kritike diskurseve politike që, sipas saj, tentojnë të shpjegojnë pakënaqësinë qytetare përmes faktorëve të jashtëm, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet reale sociale dhe politike.

Më poshtë vijon opinioni i autores:

Opinion nga Silvana Begaj, Stokholm


Drejtuar Mr. Propaganda,

Zoti Propaganda ka deklaruar me shumë sinqeritet se lufta e Europës kundër Trump po zhvillohet në Shqipëri dhe se protestuesit janë të financuar.

Po e mendoj edhe unë. Ndoshta disa janë. Europa, vendet e rajonit dhe shumë aktorë të tjerë kanë interesa dhe ndikime të drejtpërdrejta në Shqipëri. Kjo nuk është ndonjë teori e re.

Por ka një problem, Mr. Propaganda.

Europa po bën propagandë shumë më zgjuar, shumë më bukur dhe shumë më efektivisht sesa ju. Propaganda juaj, kaq bazike dhe e konsumuar, arrin të bindë vetëm ata që duan të gënjejnë veten se gjithçka është në rregull.

Mr. Propaganda thotë se mes protestuesve ka sorosianë, iranianë, serbë dhe armiq të tjerë. Ndoshta ka. Nuk do të çuditesha.

Por Mr. Propaganda harron diçka shumë më të rëndësishme.

Sheshet nuk i mbushin iranianët. Frymën nuk e krijojnë serbët. Zemërimin nuk e sjell Sorosi.

Sheshet dhe atë energji e krijojnë njerëzit e thjeshtë. Njerëz që propaganda juaj dhe propaganda e kujtdo tjetër nuk i prek më. Njerëz që e duan vendin e tyre. Njerëz që janë lodhur nga i njëjti realitet, nga të njëjtat premtime, nga të njëjtat mashtrime që përsëriten brez pas brezi.

Mr. Propaganda, e kuptoj pse është më e lehtë të flitet për armiq nga jashtë kur populli mblidhet bashkë. Kjo është një strategji e vjetër.

Por këtë herë përballë nuk keni një grup të vogël kundërshtarësh. Përballë keni breza të tërë njerëzish që ndihen të mashtruar, të zhgënjyer dhe të vjedhur nga ju dhe nga pasardhësit tuaj politikë.

Mr. Propaganda, duhet një strategji e re.

Sepse po vjen një epokë tjetër.


Shënim i redaksisë: Hapësira e opinioneve në TV Gjilani është e hapur për të gjithë autorët dhe publikimet, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e mendimeve. Opinionet e publikuara janë autoriale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet editoriale të TV Gjilani.

Share This:

Tags: Silvana Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit

12 July 2026
Opinione

“Largpamësi Rama” – Opinion nga Silvana Begaj,

12 July 2026
Futboll

Argjentina eliminon Zvicrën dhe siguron gjysmëfinalen e

12 July 2026
Futboll

Xhaka kundër Messit, publikohen formacionet zyrtare të

12 July 2026
RELATED Stories for you
Opinione

“Largpamësi Rama” – Opinion nga Silvana Begaj,

12 July 2026

Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për

Lajme Opinione

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026

Çdo ditë e jetës duhet të jetë një leksion i ri ku njeriu mëson…

Opinione

Shkruan Silvana Begaj, Suedi: – “Paketa e

31 October 2025

Nga: Një shqiptare në mërgim, por me shpirtin në Shqipëri. Dhe ndoshta nga çdo

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.