Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas xhiros së dytë
Sulmuesi i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, është zgjedhur “Ylli i Javës” për xhiron e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës, pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Llapit.
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar edhe në edicionin 2026/27 me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje.
Pas ndeshjeve të xhiros së dytë, këtë vlerësim e ka marrë futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij ndaj KF Llapit.

Bilalli shënoi dy gola në triumfin 0:2 të Gjilanit në udhëtim, duke qenë protagonisti kryesor i ndeshjes dhe duke i siguruar ekipit të tij pikët e plota.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Urime Olti për këtë çmim dhe paraqitjen e shkëlqyer!
