Thursday 5 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË!

Kush është Barack Obama i ri?

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH Zug në kuadër të javës së studimit në

Kryetari Haliti priti kryetarin e Havzës në provincën e Samsunit në Turqi, diskutuan për bashkëpunim

Gjilan: Ekipet e NPL “TREGU” pastrojnë sheshet e nga gjethet e vjeshtës

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

 Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

20 June 2025 0 Comment 6 min read

AA

20 Qershor, 2025 – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim zyrtar një delegacion të lartë nga shteti i Iowa-s, SHBA, të udhëhequr nga Gjenerali në pension Timothy Orr. Delegacioni përfshinte historianë, ushtarakë, përfaqësues të Universitetit të Iowa-s, veprimtarë dhe personalitete të tjera të shquara amerikane.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, znj. Liza Gashi, si dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni me kabinetin e tij.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku uroi mirëseardhje për delegacionin amerikan, duke i njoftuar të pranishmit me historikun, zhvillimin institucional dhe programet akademike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Ai theksoi rëndësinë që UKZ i kushton ndërkombëtarizimit dhe ndërtimit të partneriteteve të reja me universitete prestigjioze në SHBA.

Kurse Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përshëndeti takimin dhe vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe universitetit si thelbësor për zhvillimin arsimor.

Gjenerali në pension Timothy Orr, në emër të delegacionit amerikan, falënderoi për mikpritjen dhe shprehu ndjenjën e veçantë që i është dhënë mundësia të rikthehet në Kosovë. Ai vlerësoi përparimin e universitetit dhe rolin e tij në shoqëri.

Në takim, përfaqësues të delegacionit prezantuan mundësitë që shteti i Iowa-s ofron për studentët ndërkombëtarë, si dhe ndanë përvoja personale nga angazhimi i tyre i mëhershëm në Kosovë , si ushtarakë, profesorë apo përfaqësues të institucioneve akademike.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në UKZ Prof. Dr. Dukagjin Leka, paraqiti të arriturat e UKZ-së në fushën e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe përfshirjen në programe prestigjioze si Fulbright, Korpusi i Paqes dhe të tjera, duke rikonfirmuar përkushtimin e universitetit për thellimin e bashkëpunimit me institucione amerikane.

Në përmbyllje të takimit, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku falënderoi delegacionin për vizitën dhe shprehu bindjen se kjo vizitë do të shërbejë si bazë për vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe bashkëpunime konkrete në të ardhmen.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Shengyl Imami rikthen kujtimet nga vitet e

4 November 2026
Lajme

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN

4 November 2026
Kulturë

Televizioni italian – RAI, bllokoi pjesëmarrjen e

4 November 2026
Futboll

Befasia e mbrëmjes: Como e pamëshirshme në

4 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH

4 November 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, së bashku me

Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, priti në takim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.