Sunday 11 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt

Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

Mbahet me sukses Gjilani Half Marathon 2026 – Hyseni: “As shiu nuk e ndali energjinë

Mbyllet KosICT 15 në Prishtinë: Kryeministri Kurti dhe mijëra pjesëmarrës. Dr. Fatbardh Veseli ligjërues dhe

Parashikimi i motit për të dielën, 11.10.2026

KFOR-i Amerikan dhuron 20 aparate për fikjen e zjarrit për Zjarrfikësit e Gjilanit

FOLIM – Dita e Shëndetit Mendor në Gjimnazin Shoqëror: “Të flasësh është guxim, të dëgjosh

“Me ngjyrat e zemrës pikturojmë Gjilanin që duam” – Fëmijët me nevoja të veçanta shënuan

Ish-Presidentja Jahjaga reagon për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: “Asnjë grua nuk duhet ta paguajë

 Mjeku i Javës: Dr. Afrim Bekteshi – Diabeti dhe pre-diabeti, si të njihet me kohë sëmundja që po rritet në heshtje
Lajme

Mjeku i Javës: Dr. Afrim Bekteshi – Diabeti dhe pre-diabeti, si të njihet me kohë sëmundja që po rritet në heshtje

25 May 2026 0 Comment 7 min read

AA

Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, këtë javë kemi Dr. Afrim Bekteshin, internist dhe endokrinolog, me një përvojë prej 15 vitesh në Spitalin e Gjilanit.

Në këtë intervistë, ai flet për dallimet mes pre-diabetit dhe diabetit tip 2, faktorët e rrezikut, simptomat e hershme dhe rëndësinë e zbulimit në kohë të këtyre gjendjeve, të cilat shpeshherë zhvillohen pa shenja të dukshme.

Intervista e plotë:

Shneta: Çfarë është pre-diabeti dhe si ndryshon nga diabeti tip 2?

Dr. Bekteshi: Diabeti është sëmundje kronike e përcjellë me hiperglikemi dhe çrregullim të metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Prediabeti është stad paralajmërues për zhvillimin e diabetit. Një kontroll i zakonshëm te mjeku, me matjen e glikemisë esëll, na jep të dhëna të mjaftueshme për të pasur një qasje më serioze lidhur me diabetin dhe prediabetin.

Prediabeti është një gjendje ku nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se normalja, por ende jo aq të larta sa për t’u diagnostikuar si diabet. Pacientët me diabet pothuajse gjithmonë kanë kaluar një periudhë prediabeti, në shumicën e rasteve pa vërejtur ndonjë ndryshim.

Shneta: Cilët janë faktorët kryesorë që çojnë në zhvillimin e pre-diabetit dhe diabetit?

Dr. Bekteshi: Faktorët e rrezikut për prediabetin janë të njëjtë me ata të diabetit. Këtu përfshihen mosha, historia familjare pozitive për diabet, rritja e peshës trupore, prania e sindromës metabolike, mungesa e aktivitetit fizik, mënyra e ushqyerjes etj.

Shneta: A po vëreni rritje të rasteve me pre-diabet dhe diabet te moshat e reja? Cilat janë arsyet?

Dr. Bekteshi: Kohët e fundit vërehet një rritje e rasteve me prediabet dhe diabet te moshat e reja, duke marrë parasysh stilin e jetesës, ushqyerjen jo të shëndetshme dhe obezitetin.

Shneta: Cilat janë shenjat e para që duhet t’i alarmojnë pacientët për një problem me sheqerin në gjak?

Dr. Bekteshi: Shenjat e para që duhet t’i alarmojnë pacientët për një problem me sheqerin në gjak janë vlerat e rritura të glikemisë. Nëse vlerat janë nga 5.6 deri në 6.9 mmol/L, atëherë bëhet fjalë për prediabet.

Shneta: Pse pre-diabeti shpesh kalon pa simptoma dhe zbulohet vonë?

Dr. Bekteshi: Prediabeti kalon pa simptoma, për arsye se glikemia nuk është aq e lartë si në diabet. Sasia e insulinës së prodhuar në pankreas është ende e mjaftueshme për ta mbajtur glikeminë në kontroll dhe mungojnë simptomat tipike si etja, urinimi i shpeshtë, humbja e peshës etj.

Shneta: Cilat analiza laboratorike janë më të rëndësishme për zbulimin e hershëm të këtyre gjendjeve?

Dr. Bekteshi: Analizat kryesore laboratorike janë matja e glikemisë esëll:

  • normale: < 5.6 mmol/L
  • prediabet: 5.6 – 6.9 mmol/L
  • diabet: > 7 mmol/L

Një analizë shumë e rëndësishme është edhe OGTT:

  • normale: < 7.8 mmol/L
  • prediabet: 7.8 – 11.0 mmol/L
  • diabet tip 2: > 11.1 mmol/L

Ndërsa hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) në prediabet është 5.7 – 6.4%, kurse në diabet > 6.5%.

Shneta: A mund të parandalohet zhvillimi i diabetit nëse pre-diabeti zbulohet me kohë?

Dr. Bekteshi: Nëse prediabeti zbulohet me kohë, mund të ndikojë në mosshfaqjen e diabetit ose të paktën ta vonojë fillimin e tij për një periudhë më të gjatë kohore.

Shneta: Cilat janë ndryshimet më të rëndësishme në stilin e jetesës që rekomandoni për parandalim?

Dr. Bekteshi: Ndryshimet më të rëndësishme janë reduktimi i peshës totale trupore për 5–7% dhe aktiviteti i rregullt fizik i moderuar, pra 30 minuta në ditë gjatë javës, që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe largon gjendjen e prediabetit. Po ashtu, ushqimi i shëndetshëm luan rol shumë të rëndësishëm.

Shneta: Cili është mesazhi juaj kryesor për qytetarët në lidhje me parandalimin e diabetit?

Dr. Bekteshi: Mesazhi kryesor është që të bëhen kontrolle më të shpeshta te mjeku, matja e rregullt e glikemisë, aktivitet fizik dhe ushqyerje e shëndetshme. /Gazeta Shneta/

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon

11 October 2026
Lajme

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje

11 October 2026
Opinione

Opinion nga Aga Ymeri – Migjeni dhe

11 October 2026
Lajme

Sot varrosen motër e vëlla të vrarë

11 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon

11 October 2026

Një delegacion i veteranëve shqiptarë dhe kroatë vizitoi sot Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve

Lajme

Sot varrosen motër e vëlla të vrarë

11 October 2026

Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit,

Lajme Sport Sporte tjera

Mbahet me sukses Gjilani Half Marathon 2026

11 October 2026

Qindra vrapues nga shumë shtete të botës në rrugët e qytetit. Komuna partner e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.