Ish-Presidentja Jahjaga urim special babait për 80-vjetorin: 80 vite jetë, dashuri dhe sakrificë
PRISHTINË – Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar sot babanë e saj, Astrit Jahjaga, me rastin e 80-vjetorit të lindjes.
Në një urim të veçantë, Jahjaga shkroi:
“80 vite jetë, dashuri, sakrifica e kujtime…
Babi, shumë nga ajo që jemi sot, ia dedikojmë ty, vlerave që na i ke mësuar dhe dashurisë që na ke dhënë gjithmonë, pa kushte.
Vetëm urojmë të të kemi edhe shumë e shumë vite pranë nesh, me shëndet, me buzëqeshje e me plot momente të bukura bashkë!
U shekullofsh, Babi! Të duam fort!”

Ish-Presidentja e ka cilësuar babanë e saj si model dhe shtyllë të familjes, duke ndarë me ndjekësit mirënjohjen dhe dashurinë për të.

