Presidentja Shiroka Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Vizita e Cassis në Kosovë është pjesë e një turi diplomatik në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri zviceran pritet të zhvillojë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca. Pas takimit, të dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

