Filharmonia dhe Opera e Kosovës shënojnë 28 Nëntorin me koncert festiv të muzikës shqiptare
28 Nëntori u shënua sonte me një koncert festiv të Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, ku publiku pati mundësi të shijojë këngë dhe vepra nga krijimtaria muzikore shqiptare.
Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore, së bashku me sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, si dhe flautisten Zanë Abazi, sollën një program muzikor që ndërthurte interpretimin artistik me emocionet e festës kombëtare.
Koncerti i kushtuar Ditës së Flamurit solli në skenë vepra të muzikës shqiptare, duke i dhënë kësaj feste një dimension artistik dhe duke vënë në pah talentin e artistëve të Kosovës.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!
