Drita mposhtet minimalisht (0:1) nga Malisheva
Mbrojtja e titullit kampion nuk ka nisur siç duhet për Dritën, pasi kampionia në fuqi e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë në shtatë xhiro.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është mposhtur në shtëpinë e saj nga Malisheva, e cila është pa trajner momentalisht, pas largimit të Thomas Brdaric.
Malisheva u drejtua nga ish-lojtari i Dritës dhe ish-ndihmëstrajneri i Brdaricit, Kastriot Rexha.

Malisheva e Rexhës fitoi 1-0 në Gjilan, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.
Skuadra mysafire e gjeti golin në minutën e 57-të, kur Xhemajl Ibishi shënoi në portën e zbrazët.
Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në krye të tabelës, me 19 pikë të tubuara – të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të Prishtinës.
Ndërkohë, Drita mbetet në kuotën e 11 pikëve, pasi ka vetëm tri fitore nga shtatë xhirot e para.
Në xhiron e ardhshme, Drita e Nuhiut do të jetë mysafire e Ballkanit në Suharekë, me ndeshjen që luhet më 13 tetor. Ndërkohë, Malisheva do t’i bëjë konak Prishtinës më 15 tetor
