Dizajnerët nga Kosova veshin prezantuesen e Eurovisionit në finalen e Vjenës
Kosova është e pranishme në “Eurovision” përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk merr pjesë si shtet në garë. Dy dizajnerë nga Kosova, Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra, kanë veshur prezantuesen e finales së Eurovision Song Contest 2025, Victoria Swarovski, në skenën që po zhvillohet në Vjenë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Sahiti ka dizajnuar fustanin në ngjyrë smerald-jeshile dhe detaje që theksojnë linjat e trupit, ndërsa Xharra është autore e fustanit ngjyrë vjollcë që prezantuesja ka veshur gjatë mbrëmjes finale.
Gjithashtu, një tjetër krijim i Valdrin Sahitit pritet të prezantohet deri në fund të spektaklit, në një fustan ngjyrë argjendi me stil “Old Hollywood”, i cili është cilësuar si një nga paraqitjet më të veçanta të natës.
