Gjilani përcjell haxhitë në rrugën e shenjtë – Prezente udhëheqja komunale dhe fetare
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi sot në Xhaminë e Madhe ceremoninë e lutjes dhe përcjelljes së haxhive.
Ceremonia filloi në ora 11:00 me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë, familjarëve të haxhive dhe përfaqësuesve institucionalë e fetarë.

Prania e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, i dha peshë të veçantë organizimit. Në fjalën e tij, ai uroi haxhitë për udhëtimin e shenjtë dhe theksoi rëndësinë shpirtërore të kryerjes së Haxhit.
Fjalën kryesore e mbajti kryetari i KBI-së në Gjilan, z. Naim Aliu, i cili foli për vlerën dhe madhështinë e Haxhit si kushti i pestë i Islamit, duke u dëshiruar haxhive udhëtim të lehtë dhe Haxh të pranuar.

Duaja për haxhitë u bë nga kryeimami i KBI-së në Gjilan, Iljaz Mustafa. Në fund, sekretari i KBI-së, Agim Hyseni, bëri thirrjen dhe prezantoi një nga një të gjithë haxhitë.

Udhëheqës të grupit të haxhive këtë vit janë:
- Sekretari Agim Hyseni
- Kryeimami Iljaz Mustafa
- Imami Bashkim Bajrami
Haxhitë pritet të nisen sonte drejt Mekës së Shenjtë për të kryer kushtin e pestë të Islamit.

