Tuesday 24 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Turneu shkollor i futbollit në shenjë të 28 Nëntorit, shpërblehen ekipet fituese

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në Prizren, njihen me trashëgiminë historike e kulturore

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat

Kamenica përgatitet për 28 Nëntorin, ekspozitë kolektive me artistë në Shtëpinë e Kulturës

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ organizoi trajnim për analizën statistikore të të dhënave

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton një muaj paraburgim të pandehurit për mashtrim

Kurti në 27-vjetorin e ShKK-së: Kemi arsye për krenari, por edhe përgjegjësi për të ardhmen

Moti për sot dhe ditëve në vijim

Mbahet Akademia Përkujtimore në Përlepnicë, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Xhavit

Ola Emini promovon në Gjilan librin „Kur shpirti flet pa zë“

 Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!
Lajme

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

16 May 2026 0 Comment 5 min read

AA

Një ciklon i fuqishëm që vjen nga Gjiri i Gjenoves në Italinë veriore do të arrijë direkt në drejtim të Ballkanit nga Adriatiku veriur, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe pastaj do të shkojë në drejtim të Rumanisë dhe Bullgarisë.

Cikloni ka filluar të kushtëzojë rrebeshe shiu në Slloveni e Kroaci, ndërsa stuhi të fuqishme të izoluara sot priten edhe në Serbi, ndërsa ndonjë rrebesh i izoluar mund të prek edhe ndonjë rajon në Kosovë.

Kosova dhe Shqipëria sot shumë pak do të prekën nga këto masa ciklonike, megjithatë dita e nesërme do të jetë e stuhishme dhe me reshje edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas parashikimeve aktuale (që mund të ndryshojnë sadopak) në Kosovë priten më së paku reshje dhe rrebeshet nuk do të zgjasin shumë, por të cilat nuk duhet nënvlerësuar. E theksojmë se edhe Kosova do të përfshihet nga reshje dhe rrebeshe shiu, por krahasuar me disa rajone të Ballkanit në Kosovë do të jenë më të pakta.

Rrebeshe mjaft intensive dhe shtrëngata me bubullima priten në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Nesër (e shtunë) cikloni përfshinë edhe Shqipërinë me rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë ditës ose pasdite reshje shiu e rrebeshe shiu me bubullima priten edhe në shumë rajone të Kosovës.

Reshje mjaft intensive priten sidomos në disa nga zonat bregdetare të Ballkanit.

Pra, para nesh ndryshimi drastik i motit dhe pas reshjeve (të shtunën vonë) vjen ulja e temperaturave dhe si pasojë dita e diel do të jetë e freskët por reshjet do të jenë të pakta.

Stuhi mjaft intensive priten edhe në Mal të Zi dhe Serbi si sot po ashtu edhe nesër.

Shqipëria do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm reshjesh e rrebeshesh shiu gjatë ditës së Shtunë dhe pastaj edhe Kosova dhe Maqedonia Veriore. Rrebeshe mjaft intensive priten edhe në Maqedoninë Veriore.

Pra, sot (e Premte) cikloni prek shumë pak viset tona dhe fuqia e tij do të jetë në shtetet që i përmendëm më lartë, ndërsa nesër (e shtunë) cikloni përfshinë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.

Këto reshje do të jenë shumë të mirëseardhura për disa rajone që po vuajnë nga thatësia.

E diela në Shqipëri nuk pritet të sjellë reshje të mëdha, por të pakta. Në Kosovë pak më shumë reshje priten edhe të dielën por jo shumë të theksuar dhe reshjet do të jenë të karakterit lokal. Atmosfera do të vjen duke u stabilizuar gradualisht, ndërsa temperaturat do të rriten ditën e hënë.

Informacione dhe detaje tjera në postimet tona në mbrëmje

Share This:

Tags: Moti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Turneu shkollor i futbollit në shenjë të

23 November 2026
Lajme

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në

23 November 2026
Lajme

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të

23 November 2026
Arte Pamore

Kamenica përgatitet për 28 Nëntorin, ekspozitë kolektive

23 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Moti për sot dhe ditëve në vijim

23 November 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshueshëm në Kosovë gjatë pesë

Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 20.

19 November 2026

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë rrebesh

Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 16

16 November 2026

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.