Ambulancat në Bresalc dhe Miresh pritet të rinovohen së shpejti
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me zv. drejtoreshën e QKMF-së, u.d. Dr. Merrushe Ajeti Haziri, vizituan qendrat e mjekësisë familjare në fshatrat Bresalc dhe Miresh.
Gjatë vizitës, drejtoresha Kadriu vlerësoi punën e përkushtuar dhe profesionalizmin e stafit shëndetësor që çdo ditë ofron shërbime për qytetarët.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojë procesi i rinovimit të këtyre dy qendrave. “Investimet synojnë përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke garantuar kujdes më të mirë dhe më dinjitoz për secilin pacient”, tha drejtoresha Kadriu.

Rinovimi i ambulancave pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm në infrastrukturë dhe shërbimet mjekësore për komunitetin lokal.
