Ylli i viteve ’80, Ibrahim Tatlıses, hospitalizohet, vajza jep informacionin e fundit
Këngëtari turk, Ibrahim Tatlıses, i njohur si “Perandori”, u hospitalizua dje në një spital privat në Stamboll pas një krize shëndetësore në shtëpinë e tij.
Sipas raportimeve, 74-vjeçari u ndie keq rreth orës 11:20, me simptoma si ulje të tensionit. Ambulanca e transportoi menjëherë në Acıbadem Altunizade Hospital, ku testet e gjakut dhe tomografia zbuluan një infeksion bakterial të rëndë. Ai u vendos në kujdes intensiv si masë parandaluese, por mbetet i vetëdijshëm, me funksione normale të zemrës dhe mushkërive.
Drejtori i spitalit, Dr. Engin Çakmakçı, tha se trajtimi me antibiotikë ka filluar dhe gjendja e përgjithshme është e mirë.

Sot në mëngjes, vajza e tij, Melek Zübeyde, deklaroi: “E dërgova vetë në spital. Infeksioni lidhet me tëmthin e safra – tetkiket vazhdojnë dhe ka mundësi për operacion sot.” Familjarët, përfshirë Dilan Çıtak dhe Ido Tatlıses, vizituan këngëtarin, ndërsa djali Ahmet nuk mundi të ishte prezent për shkak të kufizimeve ligjore.

Tatlıses ka kaluar ngjarje të vështira në të kaluarën, përfshirë sulmin me armë në 2011 dhe aksidentin në 2022, por ka vazhduar të performojë me energji të madhe. Fansat e tij në rrjete sociale po ndjekin me shqetësim gjendjen e tij.
Në mesazhin e saj, Dilan Çıtak theksoi rëndësinë e dashurisë familjare, që mbetet e palëkundur pavarësisht përplasjeve publike, duke u shprehur se lutjet e familjes tani shkojnë vetëm për shërimin e “Perandorit”.
