Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta Nazim Sadriu nga Dobrosini, me vendbanim në Gjilan
GJILAN, 19 Nëntor 2026 – Përmes një njoftimi në rrjete sociale është bërë e ditur se ka ndërruar jetë Nazim Sadriu nga Gjilani, me origjinë nga Dobrosini i Bujanocit.
Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë publikuar familjarët e tij.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, njoftojmë familjarët, dashamirët, miqtë dhe të gjithë të njohurit se sot ndërroi jetë vëllai ynë i dashur, Nazimi. Ai iku papritur, si meteor, ashtu siç jetoi – gjithmonë i buzëqeshur, plot jetë dhe mirësi. Na la shumë herët, në moshë të re, gjatë orarit të punës, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.


Nazimi që nga viti 1989 jetoi dhe veproi në Mynih të Gjermanisë. Për 37 vite jetoi në mërgim, por vendlindjen e tij Dobrosinin dhe qytetin ku kaloi një pjesë të rinisë shkollore, Gjilanin, nuk i harroi asnjëherë.
Në vitet e ’80-ta ai është njohur në Gjilan edhe si sportist aktiv, për një periudhë u mor edhe me boks në ish-Klubin e Boksit të qytetit të Gjilanit. Gjatë gjithë jetës mbeti i afërt me shumë miq e dashamirë nga vendlindja e tij dhe nga lokalitetet e tjera të Gjilanit dhe Bujanocit.
“I dashur vëlla, ikja jote na theu zemrat, por kujtimi yt do të mbetet përjetësisht në mesin tonë. Buzëqeshja jote, mirësia dhe kujtimet e bukura me ty nuk do të harrohen kurrë. U prehsh në paqe, vëlla i dashur Nazim!” – thuhet në fund të njoftimit.
Ngushëllime familjes Sadriu!
