Vdes një foshnjë dymuajshe në Gjilan, Policia nis hetimet
Të mërkurën rreth orës 12:15 në Gjilan ka vdekur një foshnjë dymuajshe.
Policia thotë se vdekja e foshnjës u konstatua nga ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera.

Policia në raportin ditor këtë rast e ka cilësuar si “Vdekje të dyshimtë”.
