Mimoza Kadriu: “Ndërgjegjësimi shpëton jetë” – Aktivitet në Gjimnazin Shoqëror për kancerin e gjirit
Drejtoresha Mimoza Kadriu merr pjesë në aktivitetin e Tetorit Rozë në Gjimnazin Shoqëror të Gjilanit.
GJILAN – Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Gjilan, Mimoza Kadriu, bashkë me ekipin e QKMF-së, kanë marrë pjesë sot në një aktivitet ndërgjegjësimi në Gjimnazin Shoqëror, të organizuar në kuadër të Tetorit Rozë.
Aktiviteti i dedikuar parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit u përgatit nga nxënësit e shkollës nën udhëheqjen e profesoreshës Besa Kqiku Rexhepi.


“Angazhimi dhe kreativiteti i tyre dëshmuan rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në iniciativa që promovojnë shëndetin”, deklaroi Kadriu.

Ajo falënderoi drejtorin Ilir Vokshi, profesoreshën Besa Kqiku Rexhepi, kordinatoren Njomza Hajrullahu, psikologen Fatlume Hyseni dhe gjithë stafin pwr përkushtimin në edukimin e nxënësve.
“Ndërgjegjësimi shpëton jetë. Kontrolli i hershëm është kujdes për veten dhe për ata që duam!” përfundoi drejtoresha Kadriu.

