Qeveria miraton Projektligjin për themelimin e Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore
Qeveria tutje jashtë rendit të ditës, ka miratuar Projektligjin për themelimin e Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet.
“Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet, të ndalojë punimet e paautorizuara dhe të marrë masa ndaj ndërhyrjeve që e dëmtojnë atë. Dëmtimi i trashëgimisë kulturore është dëm për historinë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

